E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis: Siriza do ta bëjë Greqinë si Bolivinë

Ish-shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis ka deklaruar se platforma politike e partisë ultra të majtë Siriza do të shndërrojë Greqinë në Bolivi të dytë latino-amerikane.

Bakojanis, e cila me partinë e saj Aleanca Demokratike iu bashkua Demokracisë së re deklaroi për agjencinë AMNA se edhe PASOK i është bashkëngjitur nivelit të Koalicionit të forcës së majtë radikale Siriza.

Ish-shefja e diplomacisë kërkoi zgjidhje urgjente të krizës financiare në Greqi dhe gjetjen e një plani të shpëtimit. “Në rast se vendi rikthehet në valutën nacionale dhrami, atëherë fuqia blerëse në Greqi do të zvogëlohet për 60 për qind”, theksoi Bakojanis, duke shtuar se qeveria e re duhet të shprehë një marrëveshje të gjërë sociale për të dalur nga kriza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›