Mijatoviç: Shqipëria, ka ende punë për lirinë e medias

Shqipëria ka ende shumë punë për të garantuar lirinë e plotë të medias. Kështu është shprehur një nga ekspertet e medias për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, Dunja Mijatovic. Konkluzioni i zyrtares së OSBE ka ardhur pas një monitorimi të bërë në vendin tonë dhe shprehur në takimin me studentët dhe pedagogët e universitetit të Tiranës, kryesisht departamentin e gazetarisë.
“Nga ajo që un vëzhgova, mendoj se ka ende shumë punë për të bërë që të themi që gazetarët shqiptarë janë të lirë për të raportuar. Shpifja, siguria e gazetarëve dhe niveli i pavarësisë së transmetimit të informacionit publik janë pikat që ne monitorojmë. Në krahasim me vendet e BE, ku gazetarët denohen apo dhunohen, Shqipëria është në nivele të larta sigurie, por duhen marë masa të tjera dhe për këtë janë vetë gazetarët të cilët duhet të bashkohen dhe të bëjnë më shumë për të marë respektin e punës që bëjnë” theksoi Mijatoviç.
Mijatoviç ka shprehur shqetësimin edhe për mënyrën sesi në shumë raste trajtohen gazetarët duke kërkuar më shumë vëmendje nga ana e shtetit por edhe nga vetë organizmat që përfaqësojnë median. Zyrtarja e lartë e OSBE tha se ka edhe probleme të aspektit të trajtimit financiar të gazetarëve por në aspektin e sigurisë krahasuar me shumë vende ka arritje të vlerësueshme.