E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapja e Zyrës së Kosovës në Beograd, kusht i BE-së për Serbinë

Brukseli i ka vënë kushte të parealizueshme Serbisë për vazhdim të procesit të integrimeve evropiane.Agjencia serbe e lajmeve FoNet citon shkrimin e gazetës “Novi magazin”, e cila pohon se për Serbinë do të jetë kusht hapja e Zyrës së Kosovës në Beograd.
 

Hapja e Zyrës do të thoshte praktikisht hapja e ambasadës, e cila vetëm do të kishte emër tjetër, zyre, por për autoritetet vendore kjo është e papranueshme.
 

Nga Serbia po ashtu kërkohet të hapë përfaqësinë në Prishtinë, e cila krahas zyrës së Kosovës në Beograd, do të thoshte vendosje e marrëdhënieve diplomatike.
 

Krahas këtyre kushteve, mbesin edhe ato të vjetrat për të vazhduar eurointegrimin, si zbatimi i marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut midis Beogradit e Prishtinës, shuarja e institucioneve paralele.
 

Gazeta “Novi magazin” thekson domosdonë e lëvizjes së papenguar të EULEX-it e të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës si dhe hapjen e zyrës së misionit të Bashkimit Europian në veri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›