E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis fajëson Gruevskin për emrin

Ish-shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis fajëson kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski për zvarritjet e procesit të zgjidhjes së kontestit të emrit.

Në një intervistë për të përditshmen maqedonase “Utrinski”, Bakojanis ka shtuar se politika e ndjekur nga Gruevski është për të fituar zgjedhjet brenda vendit dhe jo politikë që nënkupton zgjidhje që vendi të anëtarësohet në NATO dhe BE.

“Më vjen keq të them se problemi qëndron rreth faktit se kryeministri Gruevski në thelb po ndjek politikë të brendshme se sa të jashtme rreth çështjes së emrit. Kjo është një politikë për të fituar sa më shumë vota dhe ky është paradoksi më i madh në Ballkan. Greqia dëshiron që të shoh fqinjin e saj verior të anëtarësuar në NATO dhe BE, megjithatë, lidershipi aktual në këtë shtet ka prioritete të brendshme. Kështu që, tani për tani nuk mund të jemi optimistë”, theksoi Bakojani, që së fundi është lidere e partisë Aleanca Demokratike, pas shkëputjes së saj nga Nea Demokratia.

Sipas saj, Greqia dëshiron zgjidhje do të ishte në përputhje me ndjenjat e të dyja popujve.

“Prandaj ne kishim bërë strategjinë për të eliminuar mosmarrëveshjet. Propozojmë emër me përmbajtje gjeografike që do të bëjë dallimin midis shtetit FYROM dhe Maqedonisë greke. Dhe ky emër do të jetë për përdorim të përgjithshëm egra –omnes. Në të kundërtën mosmarrëveshjet do të vazhdojnë. Është çështje e rëndësishme se Gruevski a është i përgatitur për të negociuar. Sinqerisht mendoj se ai nuk dëshiron këtë”, deklaroi ish-ministrja e jashtme greke, Dora Bakojanis.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›