Bakteri E. coli me prejardhje nga soja

Bimët e lulëkuqeve dhe sojës të mbjella nga fermerë të Gjermanisë veriore e të konsumuara në formën e sallatës janë burimi i epidemisë që shkaktoi bakteri E-coli. Sipas njoftimit të dhënë nga ministria Bujqësisë së Hamburgut, ky bakter është përgjegjës për vdekjen e 22 personave në Europë, ndërsa të prekurit nga ky bakter kanë arritur shifrën e më shumë se 2000 personave. Sipas ministrit gjerman të agrikulturës, Gert Lindemann, edhe pse është e bindur për prejardhjen e bakterit E- Coli, ministria vendore e Hamburgut nuk ka dalë ende me një konkluzion përfundimtar, megjithatë u rekomandon banorëve, që nisur nga këto të dhëna që disponojnë, të mos përdorin farat e lulëkuqeve dhe sojës”, shtoi Lindemann. Ai tha se gjatë orëve në vijim do të dalin rezultatet përfundimtare të analizave dhe kërkimeve që u kryen nga farat e marra në një fermë në Uelzen. Ministri Lindemann nënvizoi se farat e sojës u dërguan në Hamburg për tu ekzaminuar. Dy punonjës të fermës Uelzen, që prodhon 18 tipe të ndryshëm fidanësh, ishin prekur nga dhimbje të forta të shkaktuara nga diareja dhe rezultuan pozitivë ndaj bakterit vrasës që shënoi 21 viktima vetëm në Gjermani. Kjo fermë eksporton farat e sojës dhe lulëkuqeve, bimët e të cilave përdoren më pas për sallatë kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian.