Ushtria izraelite në gjendje gatishmërie në kufirin me Sirinë

Një ditë pas përleshjeve vdekjeprurëse me palestinezët dhe protestuesit sirianë në Lartësitë e Golanit, ushtria izraelite ka blinduar kufirin me Sirinë dhe tokat e okupuara izraelite.
Siria kanë deklaruar se 23 persona janë vrarë kur trupat izraelite hapën zjarr ndaj qindra palestinezëve dhe përkrahësve të Sirisë, të paarmatosur, që ishin duke marshuar në drejtim të rrethimit kufitar.
Izraeli ka deklaruar se protestuesit u përpoqën që të kalonin kufirin. Ushtria izraelite gjithashtu hedhë poshtë numrin e viktimave duke thënë sot se kanë dijeni vetëm për disa viktima pa e specifikuar sa prej tyre kanë vdekur dhe sa janë plagosur.
Ushtria izraelite ka thënë se të gjithë viktimat janë shkaktuar nga minat tokësore që shperthuhen kur protestuesit filluan të gjuajnë me bomba molotov.
Izraeli e ka akuzuar regjimin e Presidentit sirian, Bashar al Asad, se po orkestron protestat si ajo e së dielës që të tërheqë vëmëndjen ndërkombëtare nga shtypja e përgjakshme që po i bënë revoltës popullore kundër udhëheqjës totalitare të Asadit.
Protesta e së dielës shënonte 44 vjetorin e nisjes së luftës në Lindjen e Mesme e nisur saktësisht në vitin 1967, kur Izraeli okupoi Lartësinë e Golanit, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.