E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakteri ECEH, arrin në 35 numri i të vdekurve

BERLIN- Bakteri E.coli (Eceh) që provokon diarre vdekjeprurëse ka shkaktuar edhe shtatë të vdekur të tjerë në Gjermani duke e çuar në 35 numrin e viktimave nga kjo epidemi në Evropë, 34 prej të cilëve në Gjermani, njoftuan sot autoritetet gjermane.

Sipas institutit ''Robert Koch'', që verifikon numrin e të sëmurëve dhe viktimave në Gjermani, 18 persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të rënda në veshka, e quajtur SHU, dhe 17 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga bakteri.

Ndërkohë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Daniel Bahr deklaroi se ''nuk mund të përjashtohet fakti i shtimit të numri të viktimave, edhe pse kjo gjë është me të vërtetë e dhimbshme".
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›