E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, rrëzohet Lorenco, Stoner fiton dhe merr kreun

ANGLI- Australiani Kejsi Stoner me Hondën triumfoi në Çmimin e Madh të Britanisë në Moto Grand Pri, duke kaluar në renditje spanjollin kampion bote në fuqi, Horge Lorenco. Rrëzimi i këtij të fundit bëri që Stoner të përfitonte dhe në fund të merrte kryesimin e kampionatit botëror. Lorenco e nisi shumë mirë garën, por ai iu bashkua pjesës tjetër të pilotëve që nuk mundën ta vazhdonin, për shkak të terrenit të rrëshqitshëm në Silverstone. Vendin e dytë në Britani e zuri Andrea Doviciozo me Hondën, ndërsa pas tij u rendit amerikani veteran Kolin Eduards. Niki Hejdën me Dukatin u rendit i katërti, duke lënë pas spanjollin Alvaro Bautista me Suzukin. Ndërkaq, vetëm vendi i gjashtë për Valentino Rosin, që duket se e ka shumë të vështirë të ruajë ritmin e rivalëve. Ai u nis nga vendi i 13-të dhe bëri disa parakalime, por deri në vendin e gjashtë. Pas kësaj gare, Kejsi Stoner kryeson Botërorin e Moto Grand Pri me 116 pikë, i ndjekur nga Lorenco me 98 dhe Doviciozo me 83.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›