Hamilton i kerkon falje Mases dhe Maldonados

Hamilton mori dy dënime nga komisarët e garës për shkak të incidenteve që shkaktoi në duelin me pilotin brazilian dhe atë venezuelian, incidente që çuan në daljen nga pista të tyre.
“Isha më i shpejtë se Massa. U mundova të merrja pjesën e brendshme të kthesës, por ai e mbylli para kohe. U mundova të evitoja kontaktin duke hipur në bordurë, por nuk munda. Nuk e kuptoj pse më penalizuan. Është me të vërtetë për të ardhur keq. Këta pilotë janë qesharakë”, ishte shprehur Hamilton pas garës ku u dënua me një kalim në bokse dhe me një penalizim prej 20 sekondash për dy incidentet.
Piloti britanik kërkoi falje nëpërmjet Twitter për këto deklarata: “I kërkoj falje pilotëve Massa dhe Maldonado nëse janë ndjerë të ofenduar. Jeni të dy profesionistë të shkëlqyer dhe kam konsideratë të lartë për ju.”