E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakteri vrases mberrin ne SHBA

Bakteri vrasës, Escherichia Coli, që prej disa ditësh po tmerron autoritetet shëndetësore gjermane, ka zgjeruar hartën e tij duke u shtrirë edhe përtej Atlantikut.

Autoritetet shëndetësore amerikane njoftuan se pikasën bakterin tek dy persona të cilat sapo ishin kthyer në SHBA pas një udhëtimi në Gjermani.

Autoritetet refuzuan të publikojnë vendndodhjen e personave të infektuar, por sqaruan se po mbahen nën vëzhgim të rreptë mjekësor dhe se po kryhen kontrolle për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të infektuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›