Bala: Edhe në burg, popullin e kisha pas

I liruari nga Tribunai i Hagës, Hajredin Bala, ka rrëfyer momentin kur ishte burgosur. Ai ka thënë se në ato momente kishte lënë familjen në gjendje të rëndë ekonomike.
“Ishte moment i vështirë të shkosh në burg e ta lësh familjen vetëm me 25 kilogramë miell e pa asnjë metelik. Dërgimi im në burgun e Scheveningerit në Holandë e vështirosi edhe më shumë jetën time. Kisha humbur shpresën se familja do të vijë për të më vizituar, duke ditur gjendjen e jetës atje. Por, Zoti nuk po e leke askënd pa qare. Pasi u vendosa në burg, të nesërmen përmes telefonit e thirra gruan, e ajo ma lehtësoj dhimbjen, më tha se jam shumë mirë kam bo miell e sheqer. Me tona e tona kishin zbarkuar ushqim në shtëpi për familjen. Pas kësaj telefonate u ndjeva më lehtë. Popullin e kisha pas vete”, ka pohuar Bala për “Epoka e re”.
Hajredin Bala ishte akuzuar për krime lufte, mirëpo më 27 nëntor ishte shpallur i pafajshëm së basku me bashkëluftëtarët tjerë Ramush Haradinajn dhe Lahi Brahimaj./Indeksonline/