E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nazim Bllaca kërkon llogari nga EULEX-i

Nazim Bllaca ka kërkuar llogari nga EULEX-i për arratisjen e tre “bashkëkriminelëve” të tij.

Dëshmitari bashkëpunues ia ka shkruar një letër prokurores Emma Rizato me të cilën ka shprehur shqetësimin për sigurinë e tij.

Bllaca konsideron se sa më shumë që Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla të jenë në arrati, jeta e tij mund të jetë e rrezikuar.

“E nderuara prokurore e rastit, desha t’ju drejtohem me anë të kësaj letre dhe të shpreh shqetësimet e mia lidhur me arratisjen e Shpresim Ukës, Driton Hajdarit e Bekim Sylës, për të cilët u shpall vendimi më 17 dhjetor 2012, ku edhe gjykata i gjeti fajtorë për të gjitha veprat penale”, ka shkruar Bllaca në këtë letër që e ka siguruar “Koha Ditore”.

“Ju tashmë e dini që disa nga të arratisurit përveç që kishin marrë pjesë në veprat penale në vitin 1999/2000, ata nuk e kishin harruar këtë profesion, dhe në nëntor të vitit 2009 kishin përgatitur atentat kundër Bllacës vetëm e vetëm që të vritetdëshmitari kyç i këtyre veprave penale”, ka shkruar Bllaca.

Tre të gjykuarit janë në arrati nga 17 dhjetori i vitit të kaluar, ditën kur Gjykata e Qarkut e Prishtinës i kishte dënuar ata së bashku me Sadik Abazin dhe Shaban Sylën, me 54 vjet burgim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›