E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformave s’u dihet fundi

Kryetari i Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami dhe kryetari i Komisionit për Ndryshimin e Ligjit Zgjedhor, Haki Demolli, kanë bërë thirrje të përfundojë reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore.

Bajrami ka vlerësuar se në rast se nuk do të votohen amendamentet kushtetuese do të dëmtohet funksionaliteti shtetëror, shkruan gazeta “Epoka e Re”.

Ndërsa Demolli ka kërkuar nga subjektet politike të arrijnë sa më shpejt konsensus për çështjen e zonave, listave dhe pragun zgjedhor./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›