E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bala drejt Turqisë, priten tre sulmues

Një seri largimesh kanë
prekur Vllazninë në këtë
periudhë pas eliminimit
nga Europa League. Ndërkohë që
drejtuesit shkodranë po punojnë
edhe për të mbushur boshllëqet
me të tjera përforcime. Pas largimit
të Elvin Beqirit të Bulonjë të
Francës, tashmë edhe dy mesfushorët
Ndriçim Shtubina dhe Ilir
Nallbani duket se kanë shanse
më të mëdha për t‘u larguar drejt
Turqisë. Por e reja më e fundit ka
të bëjë me sulmuesin 19-vjeçar
Bekim Bala, që ka udhëtuar drejt
Turqisë, ku pritet të provohet në
disa ekipe kryesore të kategorisë
së dytë vendase. Sipas burimeve
pranë klubit, mësohet se Vllaznia
pret ardhjen e tre sulmuesve të
huaj. Bëhet fjalë për një serb dhe
një kamerunas, ndërsa ende nuk
është konfirmuar kombësia e
përforcimit të tretë. Këto ardhje
janë frut i tratativave të zhvilluara
ditët e fundit nga klubi shkodran.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›