E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqaj në Belgjikë, për rehabilitimin final

Arjan Beqaj po shkon drejt
rehabilitimit të plotë, pas
operacionit në shpatull.
Portieri i Kombëtares shqiptare,
i cili ka qëndruar jashtë fushave
që prej më shumë se 4 muajve,
është rikthyer në Belgjikë për
fazën e fundit të programit të
rikuperimit. 32-vjeçari u dëmtua
në stërvitje vetëm pak orë
përpara sfidës eliminatore me
Hungarinë, më 28 mars të këtij
viti. Deri më tani gjithçka ka ecur
mjaft mirë dhe pasi të punojë tri
javë me mjekët belgë, Beqaj do të
jetë i gatshëm të rifillojë stërvitjen
me skuadrën e tij, Anorthosis,
në kampionatin qipriot. Që prej
muajit qershor, kur iu nënshtrua
ndërhyrjes kirurgjikale, "gardiani"
kishte deklaruar se do të
rikthehej në fushë në fund të gushtit.
Ende nuk është e sigurt nëse
ai do të luajë dy sfidat e fundit në
Botërorin 2010 me Danimarkën
dhe Suedinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›