E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bala i shënon Plakut, gol edhe L. Sadiku me Çanin

Ka përfunduar me fitoren e Bekim Balës derbi i shqiptarëve në Poloni, ku sulmuesi shkodran i ka shënuar pikërisht skuadrës së Sebino Plakut. Ky i fundit e nisi ndeshjen titullar me Slaskun. Ndërsa Bala ka hyrë në pjesën e dytë dhe ka shënuar golin e tretë për Jagellionian, që fiton 3-2. Loret Sadiku, kandidati për t’u grumbulluar me kombëtaren shqiptare i ka shënuar Goteborgut, duke kontribuar në fitoren e Helsinborgut dhe kryesuar bindshëm kampionatin suedez. Ndërsa Edgar Çani ka debutuar me gol te Karpi, në një ndeshje miqësore kundër Komos (2-0). Jahmir Hyka është aktivizuar për 90 minuta me skuadrën Luzernës, duke u zëvendësuar pikërisht në limitin e ndeshjes. Ekipi i tij ka fituar përballë Zyrihut. Dje ka pasur edhe një rikthim. Kristi Vangjeli ka luajtur 45 minutat e para me skuadrën e Çernomets Odesa pas një dëmtimi të gjatë. Vangjeli është futur në pjesën e dytë dhe ka luajtur shumë mirë përballë Shaktjor Donjeckut. Skuadra e Vangjelit është mundur 1-0. Bakaj s’ka luajtur nga një kontraktim. (Eduard.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›