E Diel, 1 Nëntor 2026

Bala vendos fitoren e Tiranës, Laçi dhe gjyqtarët mundin Dinamon, Skënderbeu vetëm 1 pikë në Durrës

Tirana ka vuajtur për të fituar në shtëpi ndaj Bylisit dhe protagonist i kësaj fitoreje ishte sulmuesi shkodran, Bekim Bala, që shënoi tre gola, kundrejt dy të kapitenit ballshiot Amarildo Dimo. Të parët kalojnë në avantazh miqtë me Dimon në minutën e 27-të. Në minutën  31 Bala barazpeshon, 1-1 mbaron pjesa e parë. Në minutën e 53-të  Bala kalon në avantazh bardheblutë, ndërsa  në minutën e 71-të Dimo shënon golin e dytë për Bylisin me penallti. U mendua se kjo ndeshje do të përfundonte në barazim, por në minutën e fundit Bekim Bala shënon golin e tretë duke bekuar fitoren e Tiranës, që shkon në kuotën e 13 pikëve.

Kastrioti ka fituar në Krujë 2-0 me Aploninë dhe në këtë mënyrë konfirmohet momenti mirë i krutanëve. Në minuëtn e 30 Inkango shënon golin e parë për Kastriotin dhe në minutën e fundit të pjesës së parë Turdiu shënon golin e dytë me anë të një 11-metërshi . Me këtë fitore Kastrioti shkon në kuotën e 12 pikëve.

Laçi ka fituar 1-0 ndaj Dinamos me një gol të shënuar në minutën e 90-të nga Vucaj me 11-metërsh.  Dinamo është në ditët e saja më të vështira, ku tani nuk e don askush, gjë e cila u vërtetua edhe në Laç. Dinamovitët kundërstar nuk patëm vendasit, por edhe gjykimin, pasi u mohon bluve një 11-metërsh të pastër dhe akordon një të tillë për vendasit në fund, penallti e diskutueshme. Edhe pas javës së gjashtë Dinamo mbetet në frigorifer, pasi është e fundit me 1 pikë.

Takimi mes Teutës dhe Skënderbeut nuk ka dhuruar asgjë, ku në fund ka fituar frika për të mos u mundur, pasi 90 minutat kanë përfunduar 0-0. Teuta me këtë pikë arrin ti bashkohet Tiranës në krye në kuotën e 13 pikëve, ndërsa kampionët korçarë nuk janë ata të sezonit të shkuar. Skënderbeu në dy ndeshjet e fundit është nën drejtimin e trajnerir çek, Stanislav Levi. Kampionët kanë ndryshuar kullën e drejtimit, por në terren ska ndryshuar asgjë, pasi Skënderbeu nuk di të fitojë, si dhe skuadra nuk di të shënojë.

Të shtunën

Janë luajtur sot tre ndeshjet hapëse të javës së 6-të të superligës ku bie në sy fitorja e Kamzës në shtëpi 2-1 me Tomorin. Kjo është fitorja e dyta brenda javës për të, pasi mundi në kupë Flamurtarin 1-0. Golat u shënuan shpjetë nga kamzalinjtë ku në minutën e 5-të shënon Pema dhe 4 minuta me vonë shënon Ndreka. Golin për miqtë e shënoi Roshi me 11-metërsh. Kamza shkon në kuotën e 7-të pikëve dhe fundos Tomorrin në fund të renditjes me vetëm 4 pikë. Kryendeshja e kësaj jave e luajtur në Vlorë, Flamurtari- Vllaznia përfundon vetëm me një gol të shënuar në minutën e 2-të nga Progni, ndërsa për shkodranëtdelnga fusha e lojë Sykaj me karton të kuq në 15 minutat e fundit të krejt takimit. Pra janë vlonjatë që fitojnë 1-0. Pogradeci ndalet në shtëpi, ndërsa Shkumbini merr një pikë në transfertën e vështirë. Kjo, pasi liqenorët në dy ndeshjet e zhvilluara në fushën e tyre kanë fituar. Përkatësisht Pogradeci shkon 7-të pikë ndërsa peqinasit 8-të.

Flamurtari Vllaznia 1-0

Shënues: Progni 2

 

Kamza Tomorri 2-1

Shënues: Pema 5, Ndreka 9 / Roshi 20

Pogradeci Shkumbini 0-0

E diele

Laçi Dinamo 1-0

Shënues: Vucaj 90′ (11-m)

Tirana Bylis 3-2

Shënues: Bala 31′, 53′, 90 / Dimo 27′, 71′ (11-m)

Kastrioti Apolonia 2-0

Shënues:Inkango 30′, Turdiu 45′ (11-m)

Teuta Skënderbeu 0-0 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›