Grupi B: Sopoti para të gjithëve, garë treshe për vendin e dytë
Bilisht Sporti mundet thellë në Kuçovë. Ngjitje befasuese e Tepelenës dhe Memaliajt
Rezultatet e javës së 5-të
NAFTETARI – BILISHT SPORT 5-1
PERMETI PARTIZANI 1-1
SOPOTI KELCYRA 3-0
TEPELENA TURBINA 3-0
DOMOSDOVA DELVINA 1-0
ALBPETROL MEMALIAJ 1-2
Renditja
1.Sopoti 10 3 1 1 8-4
2.Tepelena 9 3 0 2 8-4
3.Bilisht S. 9 3 0 2 9-7
4.Memaliaj 9 3 0 1 6-5
5.Përmeti 8 2 2 1 8-4
6.Turbina 8 2 2 1 6-7
7.Naftëtari 7 2 1 2 10-4
8.Partizani 5 1 2 1 2-3
9.Albpetrol 5 1 2 2 5-7
10.Domosdova 4 1 1 3 3-8
11.Këlcyra 4 1 1 3 2-11
12.Delvina 3 1 0 4 3-8
JAVA 6 (30.10.2011)
TURBINA DOMOSDOVA
KELCYRA – TEPELENA
PARTIZANI SOPOTI
BILISHT SPORT PERMETI
ALBPETROL NAFTETARI
MEMALIAJ DELVINA
Naftëtari i papërmbajtshëm zbret bilishtarët nga kreu
Nga Arben Çepani
Naftëtari Bilisht Sport 5-1
Shënues: Meta 27′, A.Zylyftari 54′ (11-metërsh), 59′, Lila 65′, 86′ / Gjoni 13′
Naftëtari: Kora, Daci, Alechenu, Gucaj, Molla (Tabaku 77′), Memishaj, Koroveshi, Koni (Alushi 75′), A.Zylyftari (Lila 65′), Balloku.
Trajner: B.Fraholli.
Bilisht Sport: Xhelollari, Përe, Tirana, Xhixha, Avxhia, Xhoga, E.Zylyftari, Todo (Ruçi 75′), Marku (Pojani 60′) ,Rushi, Gjoni. Trajner:
Trajner: T.Meraku.
Gjyqtarë: K.Kola, R.Malaj, E.Rapaj (Vlorë)
Kartonë të verdhë: Memishaj ,Daci,Tabaku, Todo, Avxhia, E.Zylyftari
Fitore e thellë dhe plotësisht e merituar e Naftëtarit përballë Bilisht Sport, që erdhi në Kuçovë me autoritetin e kryesuesit të grupit, por nuk u shfaq i tillë. Vendësit kanë domonuar gjatë gjithë ndeshjes dhe, përveç 5 golave, kanë humbur edhe raste të panumërta shënimi. Kuçovarët e zhvendosin lojën në gjysmëfushën mike, por gabojnë para portës bilishtare. Këta të fundit, në të vetmin aksion të tyre, kalojnë në avantazh befasisht në minutën e 13-të, kur elbasanasi Gjoni shënon me kokë. Naftëtari reagon dhe në të 27-ën barazon një tjetër elbasanas, Meta. Pjesa e dytë ka më shumë emocione, pasi Naftëtari luan futboll të bukur dhe Zylyftari dhe Lila shënojnë nga një dygolësh. Për tu përmendur është sulmuesi Redon Llia, i cili, i sapofutur, shënon në kontaktin e parë me topin. Kuçovarët e zgjidhën me sukses këtë ndeshje, ku kundërshtari ka menduar vetëm për mbrojtjen. Pas kësaj fitoreje, ata shpresojnë të ngjiten drejt kreut të grupit.
Sopoti kalon me lehtësi Këlcyrën
Nga Sokol Belba
Sopoti Këlcyra 3-0
Shënues: Hoxha, 41′, Hajdari 72′, 80′ (11-metërsh)
Sopoti: Bërdufi (Leka 74′), Deda, Rrumbullaku (Koçi 79′), Hoxha, Karaj, Lame, Doleqi, Roci, Kënga, Hajdari, Suli (Prrenja 51′). Trajner: B.Kola.
Këlcyra: Hadaj, Kule, Spahiu, Kamberaj (Merko 52′), Pashollaraj, Kita, K.Lame (Dervishi 73′), Kuro, Xhani, E.Kamberaj (Plugu 73′), Sadikaj. Trajner: R.Spahiu.
Gjyqtarë: E.Demiraj, V.Tola, A.Mema (Pogradec)
Kartonë të verdhë: Roçi, Hadaj.
Ekipi i Sopotit nuk e ka pasur të vështirë të marrë 3 pikët në fushën e tij, ku dje ka pritur Këlcyrën. Librazhdasit janë të papërmbajtshëm në fushën e tyre dhe këtë radhë kanë shënuar 3 herë, duke arritur një fitore plotësisht të merituar. Vendësit kanë zhvilluar një zhvilluar një lojë të bukur dhe nuk e kanë diskutuar fitoren. Rezultati është zhbllokuar në fund të pjesës së parë nga mbrojtësi Hoxha, i cili duket se ka rilindiur te Sopoti.
Pjesa e dytë ka folur tërësisht për ekipin vendës, që dyfishin me sulmuesin Hajdari në minutën e 72-të. 10 minuta para fundit, i njëjti futbollit ka shënuar edhe golin e 3-të, kësaj radhe nga pika e bardhë e penalltisë. Sopoti vazhdon të mbetet mes pretendentëve për tu ngjitur një kategori më lart.
Përmeti shënon për vete dhe për Partizanin
Nga Roland Suli
Përmeti Partizani 1-1
Shënues: Karalliu 60 / Brahimaj 69 (autogol)
Përmeti: Al.Fishta, Brahimaj, An.Fishta, Mata, Karalliu, Xhepa, Hajedini (Çarçani 75), Teokoke, S.Gjoka (Qose 87), Tare (Kruti 18), Tako. Trajner: A.Lapaj.
Partizani: Nasufi, Çullhaj, Bozho, Miska, Shkëmbi (Berdaj 58), Lleshi, Gjeçi, Batha, Gega (Arifaj 55), G.Gjoka, Alcani (Sokoli 68).
Trajner: N.Bajko.
Gjyqtarë: G.Nora, P.Goxhaj, R. Zhuli (Gjirokastër)
Kartonë të verdhë: Kruti, Alcani, Shkëmbi, Brahimaj, Batha, Hajredini, Çullhaj, Lleshi, Qose
Përmeti barazon në fushën e tij me ekipin e Partizanit, duke shënuar të dy golat e ndeshjes. Përmetarët bënë një lojë sulmuese, por hasën në rezistencën e të kuqve, të cilët shpresonin të ktheheshin në Tiranë me pikë. Në stadium ishin të pranishëm më shumë se 2000 tifozë, që prisnin të shihnin një ndeshje të mirë. Rastet për shënim kanë qenë qenë të shumta, por duhej të vinte minuta e 60-të për të parë golin e parë. Pas një aksioni nga krau i majtë, Karalliu godet saktë dhe 1-0.
Goli i entuziazmon të pranishmit, por pas 9 minutash vjen ndëshkimi. Goditje këndi për Partizanin dhe Brahimaj, në përpjekje për ta pasuar topin te portieri Fishta me gjoks, e dërgon në rrjetë. Gjatë minutave të mbetura ka një kuftë të sportive, gjë që e vërteton edhe numri i madh I kartonëve të verdhë. Pavarësisht presionit të vendësve, asgjë nuk ndryshon, pasi trajenri Bajko e fuqizon mbrojtjen dhe çdo gjë mbyllet 1-1.
Domosdova mund Delvinën me golin e Skurës
Nga Erald Kukli
Domosdova Delvina 1-0
Shënues: Skura 19′
Domosdova: Asamemi, Rira, Lleshi, Shuli, Kreka, Llojku, Duka, Çaushi (Sula 84), Skura (Vreto 74), Allko, Bozha. Trajner: I.Rira.
Delvina: Çallari, M.Çuno (Kotolloshi 59), Braçulla, Boci, Cama, Myftari, Kasemi, S.Çuno, Imeri (Selfo 71), Hakarepi, Mehmeti.
Trajner: A.Guga.
Gjyqtarë: M.Dyrmyshi, R.Zaimi, G.Çela (Poliçan)
Kartonë të verdhë: Llojku, Allko, Kotolloshi, Kasemi
Domosdova ka mundur Delvinën në fushën asnjanëse të Cërrikut, pasi fusha e saj është dënuar nga FSHF-ja. Gjithçka në këtë ndeshje është vendosur nga një gol i Skurës në minutën e 19-të. Në praninë e tifozëve edhe në stadiumin ”Nexhip Trungu”, Domosdova ka dominuar në lojë dhe ka pasur raste për ta thelluar rezultatin me dyshen Duka-Shuli. Por duhet thënë se edhe Delvina ka qenë disa herë e rrezikshme në portën e Asamemit.
Madje, në minutat e fundit delvinjotët i janë afruar shumë golit të barazimit, por pa ia arritur qëllimit. Në këtë mënyrë, Domosdova merr 3 pikët dhe i largohet sadopak fundit të tabelës. Kjo është fitorja e parë për ekipin e Domosdovës, së cilit duket se