Mancini mëson nga Fergusoni

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka thënë se e konsideron homologun e tij nga rivali Manchester United, Sir Alex Ferguson si “mësues” derisa përgatitet për përballjen e tyre të dielën.
Dy skuadrat e para në renditjen e Premierligës ndeshen në Old Trafford ku Mancini kërkon fitoren e tij të parë në ligë përballë Fergusonit. “Mund ti them faleminderit sepse kam respekt të madh për të, ai ka fituar gjithçka për 25 vite. Ai është mësuar dhe mësoj prej tij” tha Mancini. Strategu italian beson se trajnerët e rinj duhet të inspirohen nga Fergusoni.
“Ai dëshiron të vazhdon të fitojë dhe kjo është inspirues për mua dhe të gjithë trajnerët e rinj” përfundoi Mancini.