E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari merr i vetëm kryesimin në kategorinë e parë

Java e 7-të e kategorisë së parë është mbyllur me disa surpriza. Lushnja rikthehet në fitore dhe kësaj here bindshëm, mund pastër 3-0 Elbasanin. Ndërsa në sfidën delikate të jugut Butrinti Luftëtari, gjirokastritët kanë mundur të fitojnë 1-2 në Sarandë dhe kështu marrin kreun, pasi Burreli ka ndalur në barazim 1-1 Besëlidhjen kryesuese deri më sot.  Takimi i luajtur në Sarandë ka pasur probleme, madje pas golit të dytë të shënuar nga gjirokastritët me anë të Norës nga pika e penalltisë vendasit kanë protestuar për rreth 15 minuta. Kjo protestë e sarandiotëve kishte të bënte me penalltinë e dhënë, që për ata nuk ishte. Në Kavajë nuk ka histori, Besa mund 2-1 Skraparin që është shfaqur rrezikshëm në këto javë të para. Sfida e debutueseve në të parën, Iliria Himara. Fushë-Krujësit kanë mundur 3-0 miqtë himarjotë në fushën asnjëanëse të Mamurrasit. Në Rrogozhinë ku është luajtur një tjetër takim  në fushë asnjëanëse Gramshi ka triumfuar kundër vlonjatëve 3-0. Ndërsa në Ersekë, Gramozi nuk e ka diskutuar në asnjë çast fitoren me Mamurrasin, 2-0. Derbi veriorAda Kukësi është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0. Ky mbetet i vetmi takim pa gola këtë javë për Kategorinë e Parë.

Ja rezultatet e javës së 7-të

Lushnja- Elbasani         3-0

Butrinti Luftëtari         1-2

Burreli Besëlidhja       1-1

Besa Skrapari            2-1

Iliria Himara               3-0

Gramshi Vlora           3-0

Gramozi Mamurrasi 2-0

Ada Kukësi               0-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›