E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balak: Liga e Kampioneve, objektiv madhor i Celsit

Presidenti i Celsit eshte gati te bej te pamunduren, qe ekipi i tij te fitoje Ligen e Kampioneve. Ndonese Celsi deshiron qe te rikthehet tek titullin kampion ne Premier Lige, objektiv qe nuk e arrin ne tre vitet e fundit, per t'iu rikthyer ne kete menyre suksesit qe i mungon, bazuar ne ato qe thote lojtari i kombetares se Gjermanise Balak, prioritet do te jete "Champions". Pas suksesit te vetem "FA Cup", ne sezonin e fundit, Abramovic deshironte qe skuadra e tij te rikthehet tek suksesi me i larte evropian, fitimi i Liges se Kampioneve. Trajner i emeruar, Karlo Anceloti ka pranuar qe te arrije nje objektiv te tille, ndonese do te jete ne gjendje qe skuadra te fitoje Premier Ligen. Qe prej kohes kur klubin anglez e mori ne dore bosi rus, Roman Abramovic, ne vitin 2003, triumfi kontinental ne Ligen e Kampioneve ka qene prioritet per Celsin e Londres. Gjermani Majkell Balak, deklaron se klubi deshiron te fitoje trofeun me prestigjioz ne Evrope. "Ne duhet te fokusohemi qe te arrijme suksesin e deshiruan sezonin tjeter, kjo eshte e gjitha," - thekson gjermani. "Jemi te 'uritur' qe te fitojme titullin ne Angli. Por ka nje objektiv me te madh ne Evrope dhe kjo eshte gjithcka deshirojme te arrijme, ne fund te ketij edicionin", - deklaron Majkell Balak. "Celsi eshte nje skuader e madhe me lojtare qe kane eksperience ne arenen nderkombetare dhe ata qe te gjithe, duan te fitojne Ligen e Kampioneve". Luiz Filipe Skolari eshte shkarkuar para se te perfundonte sezoni, per shkak se nuk garantoi asnje trofe te rendesishem. Celsi pas rinovimit te ketij sezoni, ka mbajtur pjesen me te mire te lojtareve. Balak eshte nje prej tre futbollisteve me te rendesishem ne skuader.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›