E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau majorin, Kastriot Jaupi fiton rigjykimin ne Apelin e Vlores

Tirane- Kastriot Jaupi, i akuzuar per vrasjen e majorit te policise, Ilir Ngresit, do te rigjykohet ne Gjykaten e Apelit Vlore. Gjykata e Larte ka vendosur dje pro kerkeses se tij per t'u rigjykuar ne afat. Sipas kerkeses se te pandehurit Jaupi, ky i fundit ishte gjykuar ne mungese, per kete arsye kerkonte edhe nje rigjykim ne pranine e tij. Ngjarja per te cilen akuzohet Jaupi, e ka zanafillen ne daten 12 nentor te vitit 1997, gjate nje shkembimi zjarri mes forcave te policise, ne vendin e quajtur "Guri i Bardhe" ne Berat dhe Ilir Jaupi, vellai i 33-vjecarit, i cili mbeti i vdekur. Prinderit dhe vellai i viktimes Ilir Jaupi, fajesuan policine e ne menyre te drejtperdrejte shefin e Policise Kriminale Ilir Ngresi, per kete ngjarje. Pas dyshimeve te tij se policia i vrau vellane, Kastriot Jaupi nisi edhe planin per hakmarrje. Me daten 30 dhjetor te viti 2000 ne qytetin e Vlores, Kastrioti bashke me shokun e tij, Dritan Zhuka udhetuan nga Fieri me autobus per ne Vlore, ku u takuan me Renato Beqiraj, me te cilin kishin njohje. Nderkohe, dy autoret pergjate rruges Vlore-Skele konstatojne se Ngresi, ishte duke pire kafe para hyrjes se pallatit ku ai banonte. Jaupi ka qendruar pas cepit te lokalit dhe iu afruar rreth 2 metra larg tavolines, pas shpines se oficerit ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar disa here ne drejtim te tij. Kastriot Jaupi u vu ne pranga ne Spanje ne vitin 2001. Ai u soll ne vendin tone nga Milano, me 20 tetor te vitit te kaluar, pasi kreu denimin e tij ne Itali, ku edhe akuzohej per trafik te lendeve narkotike.

Akuza

Kastriot Jaupi eshte denuar me burgim te perjetshem per veprat penale te "vrasjes me paramendim ne bashkepunim, per shkak te cilesive te vecanta te viktimes", "te vrasjes me paramendim ne bashkepunim, per shkak te cilesive te vecanta te viktimes, te mbetur ne tentative" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›