E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku i "ABC"-se, fiton pafajesine



Gjykata e Tiranes ka shpallur dje te pafajshem mjekun e klinikes "ABC", Guy Elsheman, te akuzuar per dijenite e tij mbi abuzimet ne qendren "Femijet e tij". Nje seance me pare prokuroria kerkoi shpalljen e tij fajtor dhe denimin me gjobe. Elshaman akuzohej per vepren penale te "moskallezimit te krimit". Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Tiranes, i pandehuri ka pasur dijeni per abuzimet qe jane kryer ne qendren e drejtuar nga Deivid Braun. Sipas akuzes mjeku ka vizituar femijet te cilet ishin abuzuar per nuk ia ka vene gishtin askujt ne lidhje me keto abuzime, ne te njejten kohe nuk kishte kryer asnje denoncim ne lidhje me keto abuzime. Por pavaresisht pretendimeve te akuzes, vete Elsheman ka pretenduar se ka kryer nje denoncim. Nderkohe qe ne ekspertizen e kryer Deivid Braun, Elsheman ka firmos se ai ishte impotent, nderkohe qe gjate deklarimeve te tij ne gjykate ka pretenduar se nuk kishte pasur dijeni nese ai ishte apo jo. Po ashtu nga ekspertiza mjekoligjore te kryer Deivid Braun, rezultoi se ai vuante nga fimoza dhe nuk e pengonte qe te kryente marredhenie homoseksuale ose seksuale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›