E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli, pushon ceshtjen e Jakes



Shtate te pandehurit akuzoheshin per abuzimet me 15 tenderat e Ministrise se Transporteve

Tirane- Gjykata e Apelit Tirane, ka pushuar dje ceshtjen per zevendesministrin e Transporteve, Nikolin Jaka. Togat e zeza kane shpallur fajtore pese prej te pandehurve. Per te pandehurit Ilirjan Berzni, Alban Qafa, Arjan Sheti, Xhevahir Mucogllava dhe Skender Bokciu, gjykata vendosi te lere ne fuqi vendimin e dhene nga Gjykata e Faktit. Nderkohe qe per te pandehurit Nikolin Jaka dhe Bashkim Kamberi, gjykata ka ndryshuar vendimet e saj. Sipas vendimit te gjykates, ceshtja penale per Nikolin Jaken dhe Bashkim Kamberin eshte pushuar. Nderkohe qe nje seance me para, prokurori kerkoi ndryshimin e vendimit per te pandehurin Jaka, duke kerkuar denimin e tij me 2 vjet burg dhe 1 milion leke gjobe, per te pandehurin Kamberi denimin e tij me 14 muaj dhe 250 mije leke gjobe, ndersa per te pandehurin Ilirjan Berzani, kerkoi denimin me 3 vjet burg dhe 1 milion e 300 mije leke gjobe. Nderkohe qe avokatet mbrojtes te te pandehurve, kerkuan pushimin e ceshtjes penale te prokurorise. Apeli i vendimit te prokurorise erdhi menjehere pas vendimit te dhene nga Gjykata e Tiranes, vendim i cili u konsiderua shume i ulet nga ana e akuzes, ne krahasim me vitet e denimit te kerkuara gjate deklarimeve perfundimtare. Te pandehurit e akuzuar nga prokuroria, u arrestuan ne saje te operacionit te koduar "Duart e pastra", ne shtator te vitit te kaluar. Nen pranga rane nente persona, ish-zevendesministri i Transporteve, Nikolin Jaka, Ilirjan Berzani, drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve; Bashkim Kamberi, shefi i Sektorit Juridik dhe Prokurimeve ne Drejtorine e Rrugeve; Alban Qafa, specialist ne Sektorin Juridik te Prokurimeve ne Drejtorine e Rrugeve; Arjan Sheti, drejtor i Drejtorise Juridike ne Drejtorine e Rrugeve; Xhevahir Mucogllava, drejtor i Drejtorise se Programimit dhe Koordinimit, si dhe kryetar i komisionit te Vleresimit te Ofertave ne Drejtorine e Rrugeve dhe Enton Resuli, te cilet u akuzuan fillimisht per "korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike" dhe "shperdorim detyre". Nderkohe, Skender Bokciu, ortak i shoqerise "Arifaj" dhe Isuf Ukperaj, ortak i shoqerise "Vllazeria" u prangosen nen akuzen e "korrupsionit aktiv te personit qe ushtron funksione publike".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›