Zbulohen ne maunen turke 7 afgane
Zbulohen dhe ndalohen ne doganen e Kapshtices nje grup emigrantesh klandestine nga Afganistani qe vinin nga Greqia dhe synonin kalimin per ne Belgjike. Ne oret e mesdites te se dieles, ne piken e kalimit kufitar, nga kontrolli fizik i nje mauneje me targa turke, jane konstatuar te fshehur brenda ketij mjeti 7 afgane qe hyne klandestine nga Greqia. Burime te policise ne doganen e Kapshtices, thane se 7 klandestinet afgane, midis te cileve edhe femra, u kapen pas nje kontrolli ne maunen me targe 34 AU 5523, e cila drejtohej nga nje shofer turk. Mjeti i tonazhit te rende qe vinte nga Greqia dhe nuk kishte ngarkese malli, sipas dokumentacionit do te kalonte tranzit ne vendin tone. Nga marja ne pyetje e klandestineve afgane, ka dale se ata ishin futur fshehtas ne mjet. Eshte dashur ndihma e nje perkethyesi per te mesuar se afganet synonin qe te kalonin ne Itali ose Belgjike, duke menduar se maunja turke do te udhetonte ne keto vende. Policia dyshon se pohimet e klandestineve afgane per nje ngaterrese te mjetit nga targat e tij dhe udhetim pa dijeninen e shoferit behen per te mbrojtur dhe fshehur nje rast te organizuar per qellime fitimi. Me tej, klandestinet kane deshmuar se qendronin prej tre muajsh ne Lamia te Greqise, dhe per te provuar kete kane treguar edhe lejet e qendrimit ne shtetin fqinj. Policia e komisariatit te Devollit ka ndaluar per te marre ne pyetje edhe Oskan Koze, shoferin e maunes turke.
G.Ashimi
G.Ashimi