Permet, nipi rreh hallen per vdekje
Blerim Kore
Nipi masakron per vdekje hallen e tij, pasi nuk e linte te dilte nga shtepia. Ky shkak banal ka mjaftuar qe zia te biere ne familjen Ademi, ne fshatin Vinokash 2 te komunes Ballaban te rrethit te permetit. Burime zyrtare te policise thane se moren nje njoftim nepermjet salles operative mengjesin e djeshem nga banoret e zones qe kishin gjetur 32-vjecarin Vladimir Ademi duke qelluar me shkelma e grushte mbi hallen e tij, Dashuri Hodobashi (Ademi), e cila ishte kthyer ne shtepi pas vdekjes se burrit, kurse dy femijet ishin derguar ne fshatin SOS, pasi rezultonte e semure mendore dhe e pafuqishme per t'i mbajtur. Pas krimit autori eshte arratisur, por policia e ka pikasur ne pyllin e Ballabanit dhe e ka rrethuar duke e vene ne pranga pas disa oresh. Burime zyrtare thane se autori njihet si person me probleme te theksuara mendore, por nuk kishte qene i shtruar ne Psikiatri apo te disponohej nje kartele.
Banoret e fshatit Vinokash deshmuan per agjentet e policise se degjuan te bertitura dhe thirrje per ndihme nga familja Ademi. Ne banese jetonte nipi dhe halla e tij, e cila pas vdekjes se burrit, kishte gjetur strehe ne familjen e saj prej disa vitesh. Ata kane mundur te ndalin barbarizmin e 32-vjecarit, por megjithese e kane derguar ne spital 43-vjecaren Hodobashi, mjeket nuk munden ta mbanin dot ne jete. Shkak jane bere plaget e renda ne koke dhe ne organet jetesore te shkaktuara nga grushtat dhe shkelmat e te riut. Kur policia ka mberritur ne fshat, banoret njoftuan se autori, Vladimiri 32-vjecar ishte strehuar ne pyllin e zones se Ballabanit. "Ne keto kushte policia realizoi nje operacion te mireorganizuar per ndalimin e autorit te ngjarjes", thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Pasi kane bere krehjen dhe rrethimin e zones perreth fshatit Vinokash, policia realizoi ndalimin e 32-vjecarit Ademi ne vendin e quajtur Pylli i Ballabanit. Pas ndalimit ai eshte shoqeruar ne ambjentet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster ku dhe i eshte nenshtruar hetimit ne lidhje me ngjarjen.
Sipas hetimeve te para te policise, nga kqyrja e vendit te ngjarjes dhe trupit te viktimes, ka rezultuar se shkaku i vdekjes se 43-vjecares Hodobashi ishte dhuna e ushtruar mbi te nga nipi i saj.
"Vladimir Ademi shpesh here merrte ilace, pasi shfaqte shenja depresioni, por jo i rregjisturar me kartele", thote polica lokale. Muajt e fundit debati mes nipit dhe halles kishte filluar te ashpersohej pasi ajo nuk e lejonte 32-vjecarin te dilte nga shtepia. Mesditen e se dieles ata kane debatuar serish me tone te ashpra. Ne kete situate nipi ka filluar te godase hallen e vet me grushte dhe shkelma duke e rrahur dhe e keqtrajtuar. "E gjetem Dashurine te shtrire ne dysheme dhe te mbytur me gjak, ndersa i nipi vazhdonte ta godiste me shkelma", i ka pohuar nje deshmimtar okular policise. Sipas bluzave te bardha ajo paraqiste plage dhe fraktura te renda ne te gjitha pjeset e trupit. Mbi Vladimir Ademin rendon akuza per vepren penale te "plagosjes se rende me dashje, me pasoje vdekjen"
Viktima ka qene e martuar ne Berat, por pas vdekjes se burrit, se bashku me dy femijet, saj eshte rikthyer ne shtepine e babait, ku prej vitesh jetonte me nipin,Vladimirin. Sipas policise te dy femijte e viktimes aktualisht jane ne shtepine e femijes ne fshatin SOS, per arsye se nuk i mbante dot, pasi ishte e semure mendore, me kartele. Banoret kane rrefyer se mes halles dhe nipit kishte patur edhe debate te mepareshme per shkak te daljes nga shtepia, nderkohe qe policia rrezoi pisten e pronesise pas dyshimeve te para dhe rrefimit te 32-vjecarit pas arrestimit te kryer.