E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balak, gati të "dorëzojë" shiritin e kapitenit

Pas debatit publik me trajnerin Joakim Lëv, Mikael Balak është i gatshëm të "dorëzojë" shiritin e kapitenit në përfaqësuese. Sipas mediave gjermane, kjo detyrë mund t‘i besohet mbrojtësit të Bajernit të Mynihut, Filip Lahm. Gazeta "Abendzeitung" pretendonte se vendimi i mesfushorit të Çelsit ka ardhur pas kompromisit me trajnerin Lëv, si e vetmja mënyrë për të vazhduar që të luajë në arenën ndërkombëtare. Së afërmi, pritet që 32-vjeçari të zhvillojë një bisedë kokë më kokë me drejtuesin e stolit. Megjithatë, deri më tani takimi nuk është realizuar, për shkak të dëmtimit në këmbë të Balak, i cili është në fazën e rikuperimit. Kritikat e tij për zgjedhjet teknike të teknikut Lëv (për mosaktivizimin e Torsten Frings dhe përjashtimin nga skuadra të sulmuesit Kevin Kuranji) bënë shumë bujë në Gjermani dhe kjo e detyroi lojtarin që të kërkonte publikisht falje. Por, rreth kalimit të shiritit të kapitenit te "Mannschaft" nga krahu i Balak, tek ai i Filip Lahm nuk ka ende asnjë deklaratë zyrtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›