Kareka ofrohet si "spiun" i Kombëtares argjentinase
Më tepër sesa një staf teknik, ai i trajnerit të ri të Argjentinës, Diego Maradona, duket ribashkim me shokët e vjetër të skuadrave. Por, pas Bilardos, Batistas, Trolios dhe Braun, një tjetër mik i kohëve të arta te Napoli, Antonio Kareka, ka hedhur kandidaturën për t‘u përfshirë në stafin e Kombëtares. "Do më pëlqente nëse do më ofronte një rol si asistent teknik. Mos harroni se unë i njoh të gjitha sekretet e Kombëtares së Brazilit". Më tej braziliani tha: "Diego duhet të punojë me persona të besueshëm dhe kam dëgjuar se do të marrë në staf disa miq të vjetër. Ky është një kriter që edhe unë e plotësoj".