Bekenbauer për Maradonën: Më i madhi është Pele
Nuk mbarojnë për Maradonën komplimentet për rolin e trajnerit. Dje e kishte radhën e Franc Bekenbauer: "Ky emërim vjen në kohë për Maradonën. Ndoshta do të kthehet të gjejë zgjidhje, pas asaj jetë të turbulluar. Ai djalë, nuk ka lënë asgjë pa provuar. Unë i uroj sukses". Por, për Bekenbauerin, Maradona nuk ka qenë lojtari më i mirë në histori, por sigurisht "më spektakolari. Sipas opinionit tim, më i madhi vazhdon të jetë Pele, pasi për të qenë më i miri, duhet të kesh edhe integritet personal". Po ashtu, një reagim vjen dhe nga vetë Pele: "Maradona trajner? Kam dyshimet e mia. Jo gjithmonë kampionët e mëdhenj bëhen trajnerë të mëdhenj".