E Shtunë, 31 Tetor 2026

Winfrey, viktimë e racizmit në Zvicër: Çanta është shumë e shtrenjtë për ty

opraZvicër- Ylli i ekraneve televizive amerikane Oprah Winfrey thotë se ajo ra viktimë e racizmit gjatë një vizite të fundit në Zvicër.

Ajo tha se një asistent refuzoi për t’i shërbyer asaj në një dyqan kuletësh në Zyrih.

Winfrey-t, një nga gratë më të pasura në botë, ju tha me sa duket se çanta në ekran ishte “shumë e shtrenjtë” për të.

Pretendimet e saj, të bëra në një program televiziv amerikan, vijnë në mes të një tensioni politik mbi planet nga disa qytete zvicerane për të ndaluar azilkërkuesit në disa vende publike.

Winfrey tha se ajo u largua nga dyqani me qetësi, pa argumentuar, por se përvoja ishte provë se racizmi vazhdon të jetë një problem.

Pretendimet e saj janë një fatkeqësi e marrëdhënieve publike për Zvicrën, thotë korrespondenti i BBC-së.

Rreth 48,000 njerëz janë duke kërkuar azil në Zvicër. Ajo ka dy herë më shumë azilkërkues se mesatarja evropiane. Ligjet e vendit për azil u shtrënguan në qershor.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›