E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon diegia e pyjeve të Pukës, shfaqet një vatër e re në Lumbardh

zjarre-ne-vend-te-shumtePukë- Pyjet e Pukës vijojnë të digjen. Mësohet se janë shtuar vatrat e zjarrit, teksa aktive jaë tre vatra në pyjet e Krrabit, Munellës dhe një tjetër në pyjet e Lumbardhit. Vatra e fundit është shfaqur ditën e sotme

Sipas të dhënave nga Puka zjarri i rënë në zonën e Munellës ka dalë jashtë kontrollit. Ndërkohë ushtria është përqëndruar në zonë dhe po lufton me flakët.

Nga të dhënat bëhet me dije se zjarret në Krrab kanë shkrumbuar mbi 5 hekstarë, për shkak të flakëve që nisen një javë më parë.

Teksa pyjet digjen nga viti në vit, ende nuk ka një raport zyrtar mbi shkaqet e rënies së tyre dhe asnjë të ndaluar për zjarrëvënie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›