E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baldwin në mbështetje të Obamas

Aktori amerikan William Baldwin dhe gruaja e tij, aktorja Chynna Phillips, kanë grumbulluar para për të mbështetur kandidaturën për president të SHBA-së, Barack Obama.

Protagonisti i filmit “The Dirty, Sexy Money” organizoi një koktej në Santa Barbara me qëllim që miqtë e tij të ofronin para për fushatën e kandidati demokrat.

“Ka qenë një ide e rastësishme dhe një organizim shumë spontan. Kemi pasur vetëm pesë ditë kohë për ta planifikuar. Në ftuam 40 familje në shtëpinë tonë, dhe më atë rast arritëm të grumbullonim 58.000 dollarë, që do të shkojnë për fushtën e Obamas”, ka thënë aktori.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›