Kosova, Biden: Kam qene i pari qe mbeshteta luften

“Kam qene i pari qe e mbeshteta duke shpetuar mijera jete njerezish. Tani ne Bosnje qendron nje qeveri e qendrueshme, ashtu si edhe ne Kosove”, eshte shprehur Biden.
Ne debatin e pare mes kandidateve per presidente te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ishte senatori republikan John McCain qe theksoi edhe njehere se ka qene pro nderhyrjes ushtarake ndaj Serbise ne menyre qe Kosova te fitonte pavaresine.
Deklarata e tij ishte sinkron me qendrimet e tij te meparshme pro shtetit me te ri ne Ballkan.
Ndersa rivali i tij Obama nuk u shpreh per Kosoven, por disa jave me pare ne deklaratat e tij u pozicionua pro pavaresise duke e konsideruar shtetin kosovar si aleat te Shteteve te Bashkuara.
Senatori i Illinoisit eshte bashkuar me aspiratat e Kosoves per integrimin ne NATO dhe BE.