Çmendet Reali, 93 milionë euro për Bejl
Gareth Bale është gjithmonë e më pranë Realit të Madridit. Transferimi i tij në Madrid duket i pashmangshëm. Sipas asaj çka raporton e përditshmja “The Sun” galaktikët e kanë rritur ofertën e tyre në 93 milion euro. Deri tani përgjigjia e presidentit të Totenhamit ka qenë negative por marrëveshja mund të mbyllet në orët e ardhshme.
Transferimi i tij në Madrid është bërë një çështje nderi. Nëse klubi spanjoll bën një ofertë më të lart se 96 milionë euro athëre anglezët janë të dorëzuar. Kujtojmë se Cristiano Ronaldo u transferua nga Manchester United te Reali Madridit për 96 milionë euro.
Reali i Madridit me në krye, Carlo Ancelottin kërkon një përforcim të madhe dhe ardhja e Bejl do të ishte përforcimi perfekt. Madrilenët janë të gatshëm që të sakrifikojnë edhe Di Marian në këtë operacion. Trajneri i Totenham, Villas Boas me largimin e ullsjanit mund të gjejë një alternative të denjë për skuadrën e tij. Portugezi Di Maria ka edhe miratimin e Ancelotti nuk e ka problem largimin e tij pasi ai do t’i besojë më shumë edhe Rikardo Kaka-së. Kjo do të ishte një mundësi e artë për numrin 22 të Realit për të luajtur në vazhdimësi dhe për të mos humbur Botërorin e Brazilit.