E Diel, 1 Nëntor 2026

Inter-Tohir: Ngrijnë negociatat, ultimatum deri në 31 Korrik

Erik Tohir po kalon ditët e fundit në Milano për të mbyllur marrëveshjen me Moratin për blerjen e aksioneve të Interit. Biznesmeni indonezian është takuar me Morattin por duket se negociatat kanë ngecur.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat italiane Tohir tha se negociatat do të vazhdojnë dhe se do të respektojë Morattin që ka kërkuar kohë për të marrë një vendim përfundimtar. Ka patur gjithashtu një “jo” nga numri një i Interit edhe për të rënë dakort për emrat që mund të drejtojnë apo veshin bluzën zikaltër. Leonardo, Naingolan dhe Lavezzi për të cilët biznesmeni indonezian nuk preferon të flas por vetëm lë të kuptohet se mbyllja e marrëveshjes me Moratin për momentin është larg. Ai duket se i ka vendosur edhe në ultimatum deri ne 31 Korrik për një përgjigje përfundimtare.

Tohir në intervistë u shpreh se i pëlqeu shumë Milano dhe se do të kthehet më shpesh. Ai nuk la pa vizituar edhe dyqanin “solo Inter” , që është edhe dyqani zyrtar i klubit zikaltër.

Ngadalësimi i negociatave në orët e fundit ka vënë në siklet edhe vet Moratin që ende nuk e ka vendosur për të ardhmen e Interit. Merkatoja e zikaltërve është shumë e vakët ndërsa numri një i saj duhet që të marrë sa më shpejtë në vendim përfundimtar dhe të nisë puna për ndërtimin e një skuadre cilësore për teknikun Mazzari. Një gjë është e sigurt Morati nuk heq dorë nga futbolli dhe aq më pak nga Interi. Për momentin nuk ka një parakontrat me Tohir duke i lënë gjërat pezull edhe për disa ditë.

Mediat italiane thonë se pavarësisht “qetësisë” së momentit, oferta e Moratti për shitjen e një pjese të aksioneve, që nuk do t’i preknin atij të drejtën e vendimmarrjes, qëndron ende. Por nëse s’do të ketë asnjë investitor që do të afrohet, çfarë do të ndodhë?

Përgjigjja është e thjeshtë. Po të analizosh merkaton e Interit, sidomos afrimin e trajnerit ëalter Mazarri, ristrukturimin e shoqërisë dhe investimet e kryera deri më tani nga Moratti, mund të thuhet me plot gojë se presidenti i zikaltërve nuk do të tërhiqet nuk mund ta bëjë këtë kur sapo ka ristrukturuar thuajse gjithë pjesën organizative të skuadrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›