E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi mbërrin në Amerikë

Juventusi ka mbërritur në Amerikë për të zhvilluar fazën e mbetur përgatitore dhe për të marr pjesë në një turne me disa nga skuadrat më të mëdha në Europë. Bardhezinjt do të marrin pjesë në Guinness International Cup së bashku me disa ekipe prestigjoze si Inter, Milan, Chelsea, Real Madrid etj.
Skuadra e Antonio Kontes do të qëndrojë deri më 7 Gusht, në kuadër të turneut amerikan. Kampionët e Italisë kanë nisur menjëherë stërvitjen në Leland Standford Junior University, ndërsa në 31 Korrik do të debutojë kundër Everton Në grupin e lojtarëve të grumbulluar nga tekniku, Antonio Conte mungon vetëm Pol Pogba, i cili do të udhëtoj drejt Amerikës me 31 korrik për t’ju bashkuar pjesës tjetër të skuadrës. Francezi u shpall Kampion me skuadrën e 20 vjecarëve të Francës.

Në Amerikë Juventusi do të përballet edhe me Realin e Madridin ku Conte do të ketë mundësi të testoj edhe skemat për sezonin e ri si dhe për tu përgatitur sa më mirë për finalen e Superkupës ndaj Lacios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›