Bale: LK më ka bërë të kërkoj më shumë

Anësori i Tottenhamit, Gareth Bale, ka deklaruar se pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar e ka bërë atë të kërkojë më shumë nga vetja
Bale shënoi një hat-trick që do të mbahet mend gjatë në disfatën ndaj Interit në garën evropiane për të ngritur veten si një prej lojtarëve më të mirë në botë.
“Në pushim të ndeshjes nuk mendoj se dikush mendonte se kjo do të jetë një prej netëve për t`u mbajtur mend, por ekipi shkëlqeu. Ne kishim 10 lojtarë por mendoj se ishim një ekip më i mirë në pjesën e dytë”.
“Të shënoja hat-trick ishte një arritje e madhe personale por kjo u shndërruar nga një prej atyre disfatave të tmerrshme në një që nuk dukej aq e keqe në fund”.
“Jam kënaqur duke luajtur në Ligën e Kampionëve më shumë se çdo gjë tjetër. Është një prej atyre garave kur ju garoni dhe dëshmoni veten kundër më të mirëve”, ka thënë Bale.