Nis seanca plenare, opozita bojkoton sërish Kuvendin
Nis seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e dyta që pas zgjedhjeve lokale të 8 majit.
Deputetët e Partisë Socialiste nuk janë as sot në seancen plenare duke bojkotuar kështu sërish Kuvendin.
Bojkoti është njoftuar që më parë, edhe përmes kreut të PS-së, Edi Rama, sipas të cilit deputetët nuk do të jenë për aq kohë sa Kolegji Zgjedhor të shprehet për fituesin e bashkisë së Tiranës.