E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bale, ky supersimulues, pse akuzohet Suarez?

Analistë të futbollit anglez kanë vlerësuar se Gareth Bale është simuluesi më i madh në futbollin anglez aktualisht. Analistët kanë rënë në përfundim se është gabim që Luis Suarez të krahasohet me Bale, pasi që Suarez mbetet një nga lojtarët më të fauluar në Premierligë.

Në këtë vijë krahasuese, lind një dyshim nëse të huajt e Premierligës gjithmonë janë më të "shkelur" se sa britanikët. Të njëjtën gjë e tha dje edhe trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers.

"Kur një lojtar britanik simulon, në Angli është qesharake dhe të gjithë mundohen të bëjnë humor atë rast. Kur është puna për Suarez, të gjithë e drejtojnë gishtin nga ai sepse emri i tij është Luis Suarez. A u përmenden dikun simulimet e Bale me Interin? Askund" deklaroj Rodgers./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›