Milani në top formë, kur duhet

Milani e ka vazhduar formën e mirë të javëve të fundit duke e mposhtur Genoan në terrenin e saj me rezultat 0 me 2.
Sulmuesi në top formë, Gianpaolo Pazzini shënoj golin e parë në ndeshje në minutën e 22. Vetëm dy minuta më vonë Pazzini u lëndua duke i lëshuar vendin Balotellit. Pikërisht Balotelli ishte ai që shënoj golin e dytë në ndeshje në minutën e 60 të ndeshjes.
Milani mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Constant. Milani me këtë fitore përforcon pozitën e tretë me 51 pikë të tubuara./indeksonline/