Bale do të luajë në Ligën e Kampionëve?

Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka ndërruar mendimin e tij duke thënë se Gareth Bale dhe Rafael van der Vaart mund të jenë të gatshëm të luajnë në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Milanit.
Trajneri i Spursave më herët tha se Bale nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, mirëpo ai tani nuk e mohon mundësinë e rikthimit të tij nga dëmtimi.
“Nuk e di, por specialisti mendon se Gareth do të jetë OK. Nëse ai ndihet mirë nesër, atëherë më pëlqen të mendoj se do të luajë”, ka thënë Redknapp.