E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri: Milani është në rritje

Milano, 14 Shkurt NOA – Kriza duhet thënë se është lënë pas tek skuadra e Milanit. Ky është komenti, tepër ironik i Max Allegri në përfundim të garës me Parmën. Kuq e zinjtë pas dy barazimeve, janë kthyer në fitore dhe këtë e kanë realizuar në mënyrën më të mirë me një lojë të shkëlqyer dhe me rezultatin 4 me 0. “E rëndësishme ishte fitorja. Ne jemi Milani dhe sapo nuk marrim maksimumin të gjithë flasin për një krizë. Kualiteti ynë në sulm është tepër i dukshëm dhe për çdo kundërshtar është tepër e vështir. “Kriza” ka kaluar dhe duhet theksuar se skuadra është në një rritje të ndjeshme”, – tha Allegri.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeAllegri: Jemi ende në kryeMilan, Ibra: Ndihem I lodhurMilan, Pato nuk konsiderohet si i pashitshëmGalliani: Interi nuk më trembLegrottalie bashkohet me Milanin Lidhje: Allegri, Milan

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›