E Shtunë, 31 Tetor 2026

Untied mendon për Bale

Angli, 14 Shkurt NOA – Gareth Bale, një lojtar i cili dëshirohet nga gjysma e Evropës, është kthyer në objektivin numër një të Manchester United. Alex Ferguson, sipas të përditshmes “Sunday Mirror”, është i bindur se mesfushori anësor i Totenham është zëvendësuesi ideal i Ryan Giggs. E megjithatë do të jetë tepër e vështirë për të bindur drejtuesit e Tottenham, të cilët kërkojnë të paktën 47 milionë euro për talentin tyre. Një shifër astronomike të cilën Ferguson, shpreson ta ulë duke bërë pjesë të kësaj marrëveshje dhe mesfushorin e tij, Carrick.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeFerguson shpallet më i miri i janarit si menaxher dhe Berbatov si futbollist Lidhje: Bale, Ferguson, Manchester United

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›