Balerina vritet aksidentalisht, policia identifikon autorin, pranga bashkëpunëtorit
TIRANE- Strukturat e policisë së Tiranës dhe sektori i Krimeve të Rënda kanë identifikuar autorin e vrasjes së Sonila Tafës, balerinës e cila humbi jetën aksidentalisht në një klub nate në Tiranë. Autori i vrasjes dyshohet të jetë, 34-vjecari Artur Kuliçit me origjinë nga një fshat i Tropojës dhe me banim në Durrës.
Policia pas identifikimit ka shpallur në kërkim autorin, ndërkohë që ka nisur kontrollin në banesë dhe negociata me familjaret për kapjen e tij.
Gazetari Spartak Koka raporton se ka qenë një punë e vështirë e bluve të Tiranës të cilët për 12 orë resht kanë mbajtur nën kontroll stafin e klubit ku punonte 26-vjecarja.
Por sot policia ka bërë të mundur arrestimin e Edon Barajktarin si bashkëpunëtor të Artur Kuliçit. Nga hetimet paraprake mësohet se në banesën e Edon Barajktarit u gjet makina e Artur Kuliçit si dhe një armë e tipit kallashnikov.
Balerina vritet aksidentalisht në klubin e natës, nëna tenton të vetëhidhet nga kati i 5
"Nuk më besohet që ti ke vdekur... Më duket sikur do të hysh sërish në derë..." Kuja e nënës dëgjohej deri në fund të shkallëve, e cila kërkonte vazhdimisht vajzën e saj, pa e besuar se ajo nuk jeton më. Në familjen e Sonila Tafës, 26-vjeçares që u vra aksidentalisht mbrëmjen e së premtes, askush nuk guxon që të ngushëllojë babain e saj, të cilit duket se i është shembur bota.
Por, dhimbjen më të madhe e ndjen nëna e saj, e cila, nga dhimbja për humbjen e së bijës, duket se e ka humbur sensin për të jetuar, aq sa në një moment ajo kërkon që të vetëhidhet nga kati i pestë i pallatit ku jeton familja e 26-vjeçares. Kjo ka shqetësuar familjarët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë mjekun për të qetësuar nënën e Sonila Tafës. Në familje ajo ishte vajza e vogël e shtëpisë, pas motrës më të madhe, por në të njëjtën kohë edhe si "e përkëdhelura e familjes", të cilët nuk arrijnë ta besojnë dot se ajo nuk është më në mesin e tyre.
Edhe në lagjen ku ajo është rritur që fëmijë, Sonilën e njihnin të gjithë si një vajzë të qeshur, punëtore dhe shumë të sjellshme. Për ndarjen e parakohshme nga jeta, u ka ardhur keq, si atyre që e njihnin Sonilën, ashtu edhe atyre që kanë dëgjuar vetëm historinë se si ajo u vra nga një plumb që nuk ishte nisur për të.
Ngjarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes, në një lokal nate në zonën e Kasharit në kryeqytet, ku pas një konflikti për çështje banale, ka humbur jetën 26-vjeçarja Sonila Tafa. Policia sqaron se vajza nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, pasi gjithçka ka nisur nga një sherr mes klientëve të lokalit, i cili ka degraduar deri në përdorimin e armëve, plumbat e së cilës i kanë marrë jetën 26-vjeçares Sonila Tafa. Sipas dëshmitarëve në polici, ngjarja ka nisur rreth orës 02:30-03:00 minuta të natës së të premtes, kur në zonën e "Areas" në lokalin "Dream City", ka nisur sherri mes 7 personave, klientë të lokalit, të cilët, në dy tavolina të ndryshme kanë nisur të shahen me njëri-tjetrin dhe më pas të qëllohen me gota. Sipas policisë, mësohet se si motiv sherri ka shërbyer njëra nga vajzat me të cilat ishte shoqëruar autori i ngjarjes. Dëshmitarët okularë kanë sqaruar se në njërën nga tavolinat ishin dy çifte, mes të cilëve edhe autori, ndërsa në tavolinën tjetër ka qenë një vajzë me dy djem.
"Pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, badigardët e lokalit i kanë nxjerrë jashtë, ku janë përpjekur që t'i qetësojnë. Por, zënka ka vijuar edhe jashtë ambienteve të 'Dream City', ku autori i ngjarjes ka nxjerrë një dorezë hekuri dhe ka qëlluar njërin nga djemtë e tjerë në pjesën e nofullës. Kjo ka bërë që truprojat e lokalit të largojnë dy çiftet nga ambientet e lokalit dhe të rifusin sërish brenda tre personat e tjerë, në mënyrë që ngjarja të mos zmadhohej më tej. Por, pas 20 minutash, kur çdo gjë dukej se kishte marrë fund, autori i ngjarjes është rikthyer sërish me një automjet pa targa dhe ka qëlluar disa herë rresht drejt derës së jashtme të lokalit, si për t'u hakmarrë ndaj atyre që e nxorën jashtë", - ka pohuar njëri nga dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes. Sipas tij, plumbat nuk ishin nisur për vajzën që humbi jetën aksidentalisht mbrëmjen e së premtes. "Në momentin që autori ka qëlluar në drejtim të portës së DC, kanë qenë duke dalë jashtë disa nga balerinët e lokalit, mes të cilëve edhe Sonila Tafa, e cila kishte miqësi me balerinët, pasi ajo vetë punonte në një tjetër lokal nate si balerinë. Plumbi nuk ka qenë i drejtpërdrejtë, pasi fillimisht ka prekur shumë lehtë një vajzë tjetër, e cila ka shpëtuar, dhe më pas ka përfunduar mbi 26-vjeçaren, duke e kapur atë në kokë", përfundon dëshmia në polici. Mësohet se vajza ka dhënë shpirt rrugës për në spital. Ndërkohë, policia bën me dije se janë shoqëruar dhe thirrur në cilësinë e dëshmitarit afro 50 persona, duke theksuar faktin se autori i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vritet balerina. Flet shoqja e plagosur: Plumbi s’ishte për Sonilën Tiranë, plumba në lokalin e natës, vritet aksidentalisht balerina 26-vjeçare