E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata ruse refuzon kerkesen e anetares se grupit muzikor Pusy Riot

Në Rusi gjykata e ka refuzuar kërkesën për lirim të parakohshëm të anëtarës së burgosur të grupit muzikor “Pussy Riot”, Maria Alyokina.
Në senacën gjqesore që u zhvillua në qytetin Berezniki, Alyokina nuk ishte e pranishme, por u përfaqësua nga një avokat. Ajo kishte kërkuar që të merrte pjesë vete në gjykatë, dhe tha se do të fillonte një grevë urie, pasi nuk pranon që të përfaqësohet nga avokatët e saj.
Maria Alyokina dhe anëtarja tjetër e grupit muzikor “Pussy Riot”, Nadezhda Tolokonnikova, po vuajnë dënimin me dy vjet burg, për shkak se gjykata i ka shpallur fajtore për huliganizëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›