E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik ne Xhafzotaj vdesin dy kusherinj

Dy kusherinj humben jeten dhe nje i trete u plagos rende, si pasoje e nje aksidenti automobilistik ne Xhafzotaj te Durresit. 

Shperthimi i fuqishem i makines ngriti dyshime per plasjen e nje bombole gazi ne brendesi te saj, por me pas policia saktesoi se  shkak i aksidentit ishte shpejtesia e madhe. 
Perplasja me trotuarin ne Kater Rruget e Shijakut ne afersi te fshatit Xhafzotaj qe fatale per dy kusheririnjte Fatjon Çyrbja dhe Juxhin Hoxha 22 vjecare. 
I plagosur rende mbeti Xhulian Çyrbja 18 vjeç, i cili mendohet se ishte ulur ne sediljen e pasme te mjetit. 

Sipas skemes se ndertuar nga policia, mjeti tip benz, u përplas me bordurën e rrugës dhe më pas bëri disa saltro deri kur është përlasur sërish, per t'u ndarë në dy pjesë. 
Nga pamjet duket qarte zvarritja e mjetit pas shperthimit, ndersa njeri prej trupave perfundoi ne rruge.

Gjendja e dehur e drejtuesit te mjetit dhe shpejtesia e madhe ne kete rruge u be shkak per aksidentin e rende,  thote policia. 
Trupat tashme jane derguar ne morgun e qytetit te Durresit, ndersa Xhulian Çyrbja ndodhet ne spitalin ushtarak ne rrezik per jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›