Balerinët e vegjël, kundër anafalbetizmit me baletin Cuca e maleve
>Koreografi Llaqi Nako tregon për zgjedhjen e repertorit të mbrëmjes gala Fëmijët për fëmijët. Balerinët me vepra të autorëve shqiptarë dhe botërorë
Një mbrëmje gala e artistëve të rinj do të zhvillohet në datën 23 janar në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Fëmijët për fëmijët titullohet shfaqja me numra baleti e grupit Spektër, i cili do të përcjellë këtë mbrëmje një repertor të pasur artistik, ku nuk do të mungojnë vepra të autorëve të njohur shqiptarë dhe botërorë. Nën drejtimin e koreografit Llaqi Nako balerinët e rinj pritet të përcjellin emocion tek publiku. Për sa i përket qëllimit të këtij koncertit, gjithçka erdhi si një bashkëpunim me prirje shumë pozitive, dashamirëse dhe shumë qytetare midis drejtorive të institucioneve përkatëse, veçanërisht të drejtorit të TKOB, Zhani Ciko, tregon koreografi Llaqi Nako. Më tej ai shton se ky projekt nisi si ide që në ballon e fundvitit ku balerinët rinj u duartrokitën nga publiku. Fillimi i këtij aktiviteti është tek një nismë që u bë tek balloja e fundvitit, ku me një nuhatje artistike drejtori Ciko më kërkoi që të sillja një performancë të grupit Spektër. Dhe e vërteta është që ajo performancë e atjeshme ndoshta qëlloi në shenjë dhe ishte me fat, duke parë që edhe përshtypjet e audiencës, pra të spektatorit ishin shumë të mira. Mund të them se kjo shërbeu si një ogur i mirë që ne ta vazhdonim më tej këtë nismë. Kështu menduam se mund të bënim një spektakël të veçantë dhe mbi të gjitha ideja se sezoni i ri do të çelej me fëmijët ishte shumë e mirë. Ashtu si e kemi ne traditë mendojmë se do të sjellë mbarësi. Por kjo, përveç të tjerash na rrit edhe përgjegjësinë, shprehet koreografi Nako. Më tej ai shton se për këtë shfaqje, e cila do të jetë premierë balerinët e rinj kanë mbi dy javë që përgatiten. Kemi mbi dy javë që po punojmë në mënyrë intensive, ajo përgjegjësi që përmenda pak më sipër, përforcohet kur mendon se do të ngjitesh në skenën e tempullit më të lartë të artit. Megjithatë ne po përpiqemi dhe e them me bindje se do ta përligjim shkeljen në këtë skenë, domethënë duke e shkelur atë ne nuk do ta bëjmë pis, por do i japim asaj dritë, vijon të tregojë ai. Për sa i përket zgjedhjes së repertorit, është bërë një kujdes i veçantë, që ai ti përligjet dhe logos së grupit Spektër. Ajo që do të performohet do të ketë një shtrirje shumë të larmishme, duke filluar që nga kërcimet me karakter argëtues, deri tek ato me karakter tematik. Për shembull, nga zakoni i gjakmarrjes, unë kam marrë një impresion dhe kam dashur që ta ngacmoj këtë si një plagë shoqërore. Këtu kam ngjizur dy numra. Bëhet fjalë edhe për atë të Gërmës A, një fragment marrë nga Cuca e maleve, që flet për luftën që i bëhet analfabetizmit që është zhvilluar pas luftës së II- të botërore dhe rikthimit të kësaj dukurie negative pas 50- të vjetësh. Kuptohet që këtë jam përpjekur ta jap me të gjitha ngjyrat dhe mjetet shprehëse që ka kjo gjini, pra, baleti. Por kemi gjithashtu edhe numra të karakterit disi specifik, siç është top-dance, i cili në fakt kërkon shumë profesionalizëm. Më tej kemi edhe numra të karakterit klasik, të cilët mbajnë emra autorësh si Shopen, Shtraus etj. Këto si të thuash përbëjnë një lloj sfide, por që mendoj se kjo skenë do ta pranojë atë, tregon për repertorin koreografi Nako. Aktualisht në grupin Spektër janë rreth 40 fëmijë. Ndërkohë që koreografi Nako tregon se ai punën metë rinjtë e ka pasion. Unë kam qenë punonjës në këtë institucion, balerin në TOB dhe në trupën e baletit. Por ndryshimi i sistemit mua më zuri në një moshe të madhe, mbi 40 vjeç dhe të them të drejtën mua nuk më pëlqen aventura me vetveten. Në këtë mënyrë mendova që atë që kam grumbulluar për vite me radhë ta përcjell. Puna me fëmijët është e lodhshme sepse të punosh me ta është një punë me shumë përgjegjësi. Por kur ata dalin në skenë dhe realizojnë atë çka ti u ke dhënë gjithçka kthehet në vlerë, në kënaqësi dhe në një mobilizim nga ana ime për të punuar edhe më tej, tregon ndër të tjera koreografi Nako. Mbrëmja gala e datës 23 janar përveç balerinëve të grupit Spektër, do të ketë dhe artistë të tjerë, të cilët do të performojnë në skenën operistike.