E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave kërkon përjashtimin nga TVSH për Kartat e Identitetit

>Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave debatoi gjatë ditën e djeshme për    ndryshimet e paraqitura  nga qeveria në ligjin "Për tatimin mbi vlerën e shtuar".   Sipas zëvendësministrit të Financave, Florion Mima, ndryshimi parashikon përjashtimin nga TVSH-ja për kartat e identitetit.  Deputetë të opozitës e kundërshtuan p/ligjin, me argumentin se përpjekjet po bëhen për të mbajtur fitimin e kompanisë dhe se nuk janë marrë masa që karta e identitetit të dalë me çmim sa më të ulët për të gjithë shtetasit
Ndërkohë që në prezantimin e bërë nga përfaqësuesi i ministrisë së Financave zoti Mima për ndryshimet në këtë ligj theksohet se, kjo politikë përjashtimi diktohet nga fakti se është përfunduar marrëveshja e koncesionit për pajisjen e shtetasve shqiptarë me karta identitetit me një çmim të deklaruar". Sipas tij, përjashtimi nga TVSh-ja e kartave të identitetit mundëson eliminimin e kostove shtesë për të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët do të pajisen ne karta identitetit.   Ndërkohë që  zv/ministri Mima, duke reaguar ndaj akuzave të opozitës u shpreh se kjo është një iniciativë për të ulur koston për shtetasit shqiptarë.  "Çmimi prej 1.2 mijë lekë i botuar nga kompania fituese është pa TVSH", deklaroi Mima. Po kështu, sipas tij, edhe çmimi prej 5 mijë lekë për pasaportat biometrike i shpallur nga kompania fituese nuk përfshin TVSH-në.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›