E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Matteos nuk i pengon presioni

Roberto Di Matteo ka konfirmuar se pronari Roman Abramovich vizitoi qendrën stërvitore të skuadrës në Cobham pas barazimit 2-2 me Juventusin në Ligën e Kampionëve.

Por, menaxheri i gjigantit londinez insiston se nuk i pengon presioni që sjell detyra e tij në Stamford Bridge.

“Ai vjen shpesh, të jem i sinqertë. Atij i pëlqen të përfshihet dhe na viziton sa herë që mundet. Ai është pronar dhe i pëlqen të di se qka është duke ndodhur. Mua nuk më pengon, dhe jam mësuar edhe me presionin e punës”, deklaroi Di Matteo për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›