Ruajtja e kufirit detar. Berisha kundër skafeve
DURRES-Sot në Durrës u përurua një qëndër e re operacionale e marinës që do të shërbejë për kontrollin e kufirit detar nëpërmjet radarëve. Kryeministri Sali Berisha që ishte i pranishëm në këtë ceremoni deklaroi se pavarësisht kësaj nuk do të heqë moratoriumin e skafeve në vend.
Kreu i qeverisë theksoi se kusht për integrimin në Bashkimin Europian është dhe kontrolli i kufirit si dhe implementimi I shtetit ligjor. “Ne do bëjmë cdo gjë për konsolidimin e shtetit ligjor, ndaj do ti pergjigjemi cdo përpjekje për dhunimin e shtetit ligjor”, tha Berisha duke shtuar se “qëndrimi jonë ndaj shtetit ligjor bëri që zgjedhjet të ishin të lira dhe të ndershme”.
Por, i pyetur nëse do të shfuqizojë moratoriumin për skafet, Berisha tha se kjo nuk do të ndodhë.
“Skafet nuk përdoren për hobe në Shqipëri, këtu ato përdoren vetëm për qëllime kriminale”.
(d.b/BalkanWeb)